Evgjeni Baxho, 23-vjeç humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë, ku u tha se gjeti vdekjen nga një infeksion në dhëmballë.
Por detaje tronditëse raportohen në dokumentin e Policisë Gjyqësore.
Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa.
Mësohet se në trup kishte disa shenja të bëra me lapostil me ngjyrë të kuqe. Shenjat i kishte në bark dhe në kurriz.
“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, thuhet në document.
Policia për të hetuar ngjarjen ka sekuestruar telefonat që kishte e reja dhe dhe lapotopin.
“Gjatë këqyrjes së banesës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të kufomës dhe një laptop i saj. Po ashtu janë sekuestruar një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut për të cilën është bërë vendimi biologjik. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fletë format A4 i shkruar me stilolaps blu dhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe objekte të tjera të ngjashme”, përmbyllet dokumenti i oficerit të Policisë Gjyqësore.