Prapaskena

Mbyllet hetimi për Metën

Publikuar: 24/05/2021

Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka përfunduar hetimet për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentit.

Anëtarët e tij do të shqyrtojnë mes të tjerash materiale të cilësuar si prova: 27 CV të vendosura në dispozicion nga AMA që përmbajnë deklarata të Presidentit, informacion nga SHIK si dhe informacione sekrete nga Policia e Shtetit, dokumente nga prokuroria e përgjithshme dhe SPAK.

Sot kreu i shtetit ishte thirrur për të qenë përpara komisionit por ai refuzoi për të dytën herë. Me anë të një shkrese ai lajmëroi se nuk do të jetë prezent e ku mes të tjerash përsëriti mungesën e legjitimitetit të këtij komisioni.

Por deputetet i kujtojnë kreut te shtetit standardin e dyfishtë që po ndjek lidhur me Kuvendin.

Deputeti Spartak Braho propozoi që Meta të thirret me forcë siç e parashikon Kodi i Procedurës Penale, precedent që i kujton se e ka ndjekur dhe vetë presidenti kur ishte kryeministër. Por propozimi i Brahos nuk u mbështetët nga anëtaret e tjerë.



Më të lexuarat