Prapaskena

E RËNDË në Lezhë/ Hyjnë për të grabitur, autorët dhunojnë anëtarët e familjes

Publikuar: 24/05/2021

Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Spiten të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e çifit të bashkëshortëve Gjergj e Vitore Doçi.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Gjergj e Vitore Doçi janë goditur me qytën e armës tip kallashnikov, dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Lezhës.

Deri tani janë shoqëruar 10 persona që dyshohen si autorë, ndërkohë që Policia ka mbledhur provat materiale që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Zyrtarisht thuhet se grabitësit kanë marrë një sasi lekësh dhe aparatë celularë të bashkëshortëve.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Lezhës, ndërkohë që gjendja e çiftit që ka mbetur i plagosur nuk bëhet me dije.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.



Më të lexuarat