Lulzim Basha tashmë ka përballë një rival serioz, i cili i rrezikon pozitat në krye të Partisë Demokratike. Ai është Agron Shehaj, i cili sot ka shpërthyer në kritika ndaj Bashës.
Agron Shehaj tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe ky nuk është Lulzim Basha, duke shighetuar hapur Bashën.
“JO. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar“, tha Shehaj.
Ai u shpreh i bindur se Basha nuk e çon dot PD drejt fitores, për këtë arsye vë theksin se ai duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidonte sërish.
Për Shehajn, zanafilla e humbjes në 25 prill është tek vendimet e marra gjatë gjithë qëndrimit në opozitë nga ana e Lulzim Bashës, ku më kryesoret liston djegien e mandateve dhe mos-pjesëmarjen në zgjedhjet lokale 2019.