Prapaskena

A konsumoi kokainë? Del testi i drogës për fituesin e Eurovisionit

Publikuar: 24/05/2021

Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fitoi në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, ka dalur negativ në testin e drogës, thanë organizatorët e festivalit.

Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bën virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund ketë konsumuar substancë narkotike.

David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.

“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.

EBU me bazë në Gjenevë tha se pas akuzave për përdorimin e drogës në prapaskenë, ajo kishte rishikuar faktet, duke përfshirë kontrollimin e të gjitha pamjeve në dispozicion.

Damiano David vullnetarisht iu nënshtrua një testi droge të hënën dhe EBU e ka parë rezultatin.

Grupi italian ishte në konkurencë të ngushtë më Francën dhe Zvicrën, por arriti 524 pikë duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Më herët kishin reaguar edhe zyrtarë të qeverisë franceze. Ministri francez për Evropën, Clement Beaune kishte bërë thirrje për “transparencë totale”.

“Nëse ka një problem, ka ndëshkime duke përfshirë edhe skualifikimin e mundshëm”, tha ai.

Eurovision, është një festival që shikohet nga qindra miliona njerëz çdo vit.

Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.



Më të lexuarat