Kaotike është paraqitur sot situata në qarkullimin rrugor në dalje të Elbasanit.
Me poshte po ju sjellim këto pamje ku duken radhët kilometrike në rrugën që të çon drejt autostradës Elbasan-Tiranë.
Raportohet se qindra automjete janë bllokuar në trafik, ndërsa Policia Rrugore nuk ka marrë masa për zbutjen e trafikut.
Dita me diell e të dielës duket se ka ndikuar që shumë qytetarë tu drejtohen plazheve apo pikave turistike.