Prapaskena

Veliaj, Fuga, Mazniku dhe…/ 4 shokët e “Mjaft-it” bëhen bashkë në jug, postojnë foto nga takimi (Ajola nxjerr kryebashkiakun me të birin)

Publikuar: 23/05/2021

Përfundimi i zgjedhjeve, fitimi i mandatit të tretë dhe ngrohja e temperaturave, ka bërë që shumë prej politikanëve socialistë ti japin vetes disa ditë pushimi, pse jo dhe në bregdetin e jugut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me nënkryetarin Arbër Mazniku, dhe drejtorin e komunikimit në kryeministri Endri Fuga janë ndalur dje në Ksamil.

Të tre personat e mësipërm, kanë takuar mikun e ditëve të tyre në “Mjaft”, Eri Sulo, i cili tashmë mban postin e drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe kanë ndarë një foto së bashku në rrjetet sociale.

“Një ditë e bukur në Butrintin magjik me tre arkitektët e punëve të mira, Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga“, shprehet Eri Sulo në këtë postim.

Ndërkohë që më herët gjatë ditës, ishte Ajola Xoxa ajo që kishte postuar një foto të Veliajt, teksa shëtiste me djalin e tij në rrënojat e Butrintit.

Vetë Ajola u përfol se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, por këto lajme mbeten ende në kuadrin e thashethemeve, sa kohë që nuk janë konfirmuar nga vetë çifti.



Më të lexuarat