Prapaskena

Shkarkimi i presidentit, sulmi ndaj DASH/ Meta, Rama dhe Kim bëhen bashkë në shesh, në distancë mes tyre

Publikuar: 23/05/2021

Po bëhen përgatitjet e para për ceremoninë që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes së ‘Defender 21’.

Prezentë do të jenë figura të larta shtetërore të Shqiëprisë gjithashtu edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Është vënë re që nuk ka pasur një përshëndetje, mes kryeministrit Rama, dhe presidentit Meta, apo mes presidentit dhe ambasadores Yuri Kim.

Pritet që gjatë këtij organizimi të mbajnë fjalën të tre prej tyre, në kuadër të kësaj stërvitje të përbashkët mes forcave ushtarake shqiptare dhe atyre amerikane.

Në krah të kryeministrit Edi Rama është shfaqur edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi i cili pritet të mbajë gjithashtu fjalën e tij në këtë organizim.



Më të lexuarat