Prapaskena

Pas përplasjeve të forta, Meta i buzëqeshur i shtrëngon dorën Ambasadores Kim (FOTO)

Publikuar: 23/05/2021

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kjo është hera e parë që President shfaqet krahë për krahë me ambasadoren Kim, pas replikave në distancë pak ditë para zgjedhjeve.

Madje, Presidenti ka pozuar pranë Ambasadores, teksa i buzëqeshur i shtrëngon dorën.

Pas mbajtjes së fjalës në sheshin “Nënë Tereza”, Presidenti ka përshëndetur edhe ushtarët amerikanë, ku pranë tyre shihet sërish Ambasadorja Kim.

Të dërguarat e Washingtonit në Tiranë, janë destinuar për t’u përballur me burrat president të Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta, e sosi qetësinë dhe dashurinë me SHBA, duke u vendosur publikisht, në një kurs të fortë përplasjesh me ambasadoren Yuri Kim, njësoj si ish presidenti Sali Berisha në vitin 1997, me ambasadoren amerikane të kohës Marisa Lino.



Më të lexuarat