Prapaskena

Grupi italian Maneskin fiton Eurovisionin 2021, Anxhela Peristeri renditet e 21-ta

Publikuar: 23/05/2021

Maneskin është grupi fitues i “Eurovision 2021”. Banda italiane performoi në skenën e Roterdamit me këngën “Zitti e buoni”.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku europian, që i dha triunfin me pikë maksimale grupit të rrokut.

Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë është radhitur artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

Vendi ynë përfaqësohej nga artistja shqiptare Anxhela Peristeri e cila këndoi e dyta në finalen e “Eurovision”.

Ajo u rendit në vendin e 21-të në këtë festival. Kënga e saj “Karma” mori ovacionet e publikut, por edhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.  Festivali më i madh i këngës europiane u transmetua ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.



Më të lexuarat