Nga Elton Qyno
Zbulohet rrëfimi tronditës, që vajza e mitur 15-vjeçe ka treguar për abuzimin seksual, në ambjentet e policisë së Lezhës.
Ky rrëfim hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, ku vajza e mitur është dhunuar seksualisht, psikologjikisht dhe shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme me me video intime nga 5 persona.
Vajza e mitur me inicialet E.N, është marë disa herë në pyetje, ku ka treguar me detaje të gjithë kalvarin e abuzimit seksual qe ka kaluar nga periudha e Janarit deri në Mars 2021.
Intervistimi i saj i fundit nga policia është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Lezhës, ku në prani të nënës, babait dhe një psikologeje, vajza ka treguar gjithçka.
Sipas një dokumenti që kam siguruar thuhet se:“…intervistimi i të miturës ka filluar në orën 21:00, nisur nga situate tepër delikate, përfshirjes së disa personave mes tyre dhe një mik i familjes së vajzës dhe për të shmangur konfliktet mes familjeve është realizuar në orët pak të vona, me konsensusin e vajzës dhe të familjes së saj…”.
Në dokument jepen detaje tronditëse, të cilat për etikë nuk mund ti publikojmë.
Sipas rrëfimit të vajzës së mitur e gjithë ngjarja ka ndodhur në muajit Janar-Shkurt të vitit 2021, pas njohjes së saj me një shtetas më të madh në moshë,i cili e ngacmonte dhe e ndiqte vazhdimisht jashtë ambjenteve të shkollës,duke i folur dhe pas komunikimit kishin filluar të takoheshin.
Abuzimi nga Artan Kaçori
Personi i identifikuar nga vajza e mitur është pikërisht Artan Kaçori, i cili është njeriu që e ka takuar për herë të parë vajzën.
“…Artan Kaçori, më ka dhënë një aparat telefoni celular së bashku me një kartë SIM të rimbushur. Këtë numër të kartës SIM që më ka dorëzuar mua, ai e ka rregjistruar në telefonin e tij, dhe më ka thënë që me këtë telefon do vazhdojmë komunikimet së bashku në ditët në vijim. Ai ka vijuar komunikimet me mua, nëpërmjet telefonit duke ma rrimbushur vazhdimisht telefonin. Për shkak se telefoni im rimbushej gjithmonë unë flisja dhe bisedoja në telefon dhe me persona të tjerë…”-ka rëfyer vajza.
Më tej kjo e fundit tregon në dëshminë e saj, se për Artan Kaçorin, ka pasur thjesht një pëlqim dhe se kishte dalë me të pas këmbënguljes së vazhdueshme nga ana e tij.
“…në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë… dhe i kishte thënë të ulej në sediljen e pasme, pasi ishte e vogël në moshë dhe mund ti hapeshin probleme.Kemi shkuar në një zonë si pyll dhe Artani, ka filluar të më komplimentojë dhe të më puthë gjithandej nëpër trup. Pastaj ka dalë në sediljen e pasme të makinës dhe më ka kërkuar të kryenim marëdhënie. E gjithë kjo situatë ka zgjatur nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Unë i kam thënë që nuk dua dhe ta linte një ditë tjetër, pasi kisha shumë frikë. Por ai më ka thënë që do e bënte se s’bën se ndryshe do më dilnin punë me të. Më ka zhveshur dhe ka kryer marëdhënie seksuale me mua…”.
Vajza ka treguar se pas aktit Artani, ka filluar ta tallë. Pas ngjarjes së parë, vajza dhe Artan Kaçori kanë vijuar të flasin në telefon dhe vajza ka shpjeguar se kishte nevojë ta takonte dhe të flisnin për çfarë kishte ndodhur.
Por Artani një ditë kur ajo nuk kishte prindërit në shtëpi, e kishte marë në telefon duke i kërkuar takim dhe uke i thënë: “…do më takosh se prindërit kanë shkuar në Lezhë dhe jë vetëm…”. “…Unë kam zbritur nga shtëpia, ku mbrapa ndërtesës time më priste Artani. Ai ka filluar sërisht duke më bërë presion e duke më thë zhvishu shpejt. Ka filluar të më zhveshë pa dëshirën time dhe ka kryer marëdhënie seksuale…”-ka rëfyer vajza e mitur.
Abuzimi nga Nik Marku
Vazhdimisht në telefon dhe në takime, Artani i fliste të miturës për shokët e tij, më së shumti për Nik Lleshin që e mitura e identifikonte si Nik Marku, duke e pyetur a e njihte dhe a e kishte takuar Nikën.
“…një ditë rreth fundit të muajit Mars dhe fillimisht të muajit Prill, më ka telefonuar shtetasi Nik Marku dhe më ka thënë se duhej të takoheshim dhe nëse nuk pranonte ai do i tregonte të gjithëve se kishte ishte E.. dhe se kishte një video të saj dhe do ta publikonte duke ia treguar të gjithëve. Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video.Unë e kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marë, duke më çuar në një banesë të braktisur. Aty më ka bërë presion dhe me forcë ka kryer marëdhënie seksuale me mua. Kemi qëndruar rreth 20 minuta dhe më pas Nika më ka dhënë një Bravo të hapur me jë pip, ku pasi e kishte përzier mirë, më ka thënë ta pija. Unë e kam pirë dhe më pas ka ndjerë dhimbje koke dhe isha ndjerë pak çuditshëm. Të njëjtën pije me ka ofruar dhe Artani, pas takimit me të. Gjithsej Nikë Lleshin e kam takuar tre herë, dy herë në banesën e braktisur dhe një herë tjetër në një zonë afër shkollës, pas një muri, ku dikur kishte një burim në një gropë dhe aty ka kryer marëdhënie seksuale pa dëshirën time. Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….”-ka ntreguar vajza e mitur.
Abuzimi nga Albert Molla
Më tej kjo e fundit hedh dritë dhe mi abuzimin seksual që ka bërë personi tjetër Albert Molla.
“…nga muaji Prill i këtij viti, më ka telefonuar një person tjetër që është prezantuar si Albert Molla dhe më ka thënë të takoheshim. Pas takimit duke përdorur të njëjtën metodë si shoku i tij, Nik Marku, dhe nën kërcënimin e videos, duke më shantazhuar, ai ka kryer marëdhënie seksuake me mua pa dëshirën time.
Abuzimi nga Ermal Tarazhi
“…gjatë të njëjtës periudhë, mua më ka telefonuar dhe Ermal Tarazhi dhe me presion të videos, unë i kam lënë një takim. Ermali, më ka marë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin Jezull të Mirditës. Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe ma dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marëdhënie seksuale. Pas aktit seksual, Ermali më ka thënë nëse kisha nevojë për ndonjë lekë, por unë nuk kam pranuar. Unë nuk kam marë lekë nga askush, por telefonin gjatë gjithë kohës e rimbushte Artan Kaçori, duke e paguar ai. Unë kam kryer marëdhënie me Ermalin, pasi nuk doja t’ia dijë për asgjë, pasi isha e lodhur me këtë historinë e videos intime. Doja vetëm të mbaroja punë dhe të vazhdoja më pas me jetën time…”-ka treguar vajza e mitur.
Abuzimi nga Ardjan Gjinkolaj
Personi i fundit me të cilin kam pasur një takim dhe kam kryer marëdhënie seksuale është Ardjan Gjinkolaj, 17-vjeç. Ardjani është nipi i Artan Kaçorit, me të cilin unë kisha krijuar kontaktin e parë.Unë me Ardjanin kam pasur disa komunikime.
Një ditë ai më ka marë në telefon dhe më ka ofenduar duke më bërë dhe presion psikologjik, duke më thënë që ta takoja pasi në të kundërt, do i tregonte gjithë botës se isha dashnorja e dajës së tij dhe çfarë kishte bërë me shokët e dajës.
Pas kësaj unë nga frika, kam dalë natën nga shtëpia ime dhe poshtë shtëpisë kam takuar Ardianin në makinën e tij. Ai më ka thënë “…mos lëviz dhe mos fol fare, nuk do i tregosh askujt për këtë dhe as dajës Artanit…”.
Më ka zhveshur pa dëshirën time dhe ka kryer marëdhënie me mua. Pas këtij momenti, Ardjan Gjinkolaj më ka telefonuar sërisht duke më kërkuar sërisht takim një ditë tjetër, por unë e ndodhur në një situatë të tillë, kam vendosur t’ia tregoj të gjithë historinë nënës time në datën 16 maj 2021…”-tregon vajza e mitur.
Me këtë histori është njohur dhe babai i vajzës, të cilët pasditen e 17 Majit, janë paraqitur në ambjentet e komisariatit të Rrëshenit duke depozituar kallëzim penal për Artan Kaçorin, Albert Molla, Ermal Tarazhin, Nike Lleshin dhe Adrijan Gjinkolaj, të cilët më pas janë arrestuar nga policia e Lezhës.