Prapaskena

Biznesmeni Bujar Zhuri paralajmërim ‘bombë’: Do arrestohen 1 mijë pushtetarë dhe ish zyrtarë në Shqipëri, ja arsyeja (lista e zezë)

Publikuar: 23/05/2021

Bujar Zhuri, biznesmeni më i fuqishëm shqiptar në Norvegji, i njohur edhe për lidhje të forta me amerikanët, paralajmëron se në Shqipëri do arrestohen shumë shpejt 1 mijë pushtetarë dhe ish pushtetarë për korrupsion madhor, pastrim parash dhe lidhje me botën e krimit.

Mesazhi paralajmërues nga Bujar Zhuri bazohet në burime të besueshme në radhët e partnerëve të Shqipërisë dhe vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën përfshirjen e Sali Berishës dhe Familjes së tij në listën e zezë, si dhe në prag të shpalljes non grara të Ilir Metës, i cilësuar si një nga kokat e krimit dhe korrupsionit në Ballkan.

Biznesmeni sinjalizon një tëmet dramatik për për kupolën mafioze politike të Tiranës dhe biznesmenët rreth saj, ndësa jep edhe detaje se kush janë njerëzit e përfshirë në listën e zezë për t’u arrestuar.

Koha për gjykim!
Sipas një burimi tepër konfidencial përtej oqeanit, janë mbi 1000 persona në listë për t’u arrestuar në Shqipëri….ministra,ish ministra, deputetë, ish deputetë, kryetar bashkish, ish gjykatës e ish prokurorë, por në listë janë edhe disa bisnesmenë të fuqishëm shqiptarë.

Të gjithë për korrupsion e pastrim parash, bashkëpunim me organizatat kriminale dhe të lidhur me botën e krimit…!
Sapo është hapur Kutia e Pandorës.
Good luck Albania!“, shkruan Bujar Zhuri.



Më të lexuarat