Prapaskena

Berisha ‘në listën e zezë’, Basha bojkoton ftesën e SHBA! Yuri Kim e ftoi në ceremoninë e “Defender 21”, kreu i PD nuk shkoi

Publikuar: 23/05/2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po solidarizohet me Sali Berishën, duke u distancuar nga SHBA. Basha po i bindet linjës së Berishës dhe Ilir Metës, të cilët janë futur në rreth të kuq nga SHBA.

Basha nuk ishte në ceremoninë e stërvitjes ushtarake “Defender 21” në Tiranë edhe pse kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Kryediplomatja kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike. Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij.

Pas vendimit të DASH, Basha reagoi duke mbështetur qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se vendimi ishte marrë pa asnjë bazë konkrete, duke bërë thirrje që të bëhet transaparecë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

Basha tha në reagimin e tij para disa ditësh se Berisha është “udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit”.

Por po ashtu, Basha nënvizoi se vendimi i DAHS vendim nuk do të cenojë marrëdhënien “e shkëlqyer” të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Më të lexuarat