Arrestimi i Seit Manahasës sot u bë pasi ai është denoncuar nga G.M dhe shtetasja F.D. për pengmarrje dhe dhunim fizik.
Manahasa akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar dy personat në biznesin e tyre në aksin Elbasan-Peqin, një poligon inertesh.
38-vjeçari Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M, 37 vjeç, kanë mbajtur peng duke i kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë, ndërsa i kanë shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.
Pas lirimit, dy personat e rënë pre e dhunës dhe shantazhit kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin në policinë e Elbasanit, e cila u vu në veprim së bashku me forcat RENEA dhe e arrestoi sot në Peqin Manahasën dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij 37-vjeçar K.M.
Arrestimi i tyre u bë gjatë operacioni “Poligoni”, ndërsa do të gjykohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.
Po kush është Seit Manahasa? Seit Manahasa u arrestua së bashku me të atin Albert për vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 korrik të 2020, dhe më pas u lanë të lirë nga gjykata e Elbasanit e cila pushoi çështjen për to në dhjetor të 2020. Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu gjet arma e krimit të përdorur për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, një pistoletë TT me një krehër dhe një fishek luftarak, e fshehur poshtë sabratorit të një makine.
Vrasja e Emilijano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’ u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”.
Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regils Runaj 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë