Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin.
Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.
“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.
Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana ia dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse i shprehu dashurinë reperit shqiptar.
Këtë gjë e publikoi vetë ai në InstaStory, krahas së cilës shkruante “çfarë është kjo”, ndërsa modelja ia sqaroi se do të thotë “Të dua Xhonatan Isufi im”.
Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bëri një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.
“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.
Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehet shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.
“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.
Po ashtu, modelja postoi një video në InstaStory ku ka shfaqur pjesën e brendshme të krahut dhe në fokus ka vënë tatuazhin me portretin e Don Xhonit, të cilit i ka kushtuar disa fjalë romantike.
“Ju jeni gjithmonë me mua”, shkroi modelja ruse në gjuhën shqipe duke treguar se tani ajo mban me vete Don Xhonin kudo që të jetë.
Madje, ata kanë komunikuar me video-live dhe Don Xhoni ka flirtuar hapur me modelen seksi ruse, duke e ftuar ta vizitojë atë në Shqipëri.
Në bisedë e sipër, reperi i njohur nuk ngurron duke i thënë bukuroshes “Do t’i ha buzët”, ndërsa ajo nis të qeshë menjëherë pas fjalëve të tij, të cilat i pëlqyen.
Mos vallë po nis një romancë mes dyshes? Epo kjo mbetet për t’u parë ditët në vazhdim.