Prapaskena

Covid-19 në majën më të lartë të botës, 100 ngjitës në Everest të infektuar

Publikuar: 22/05/2021

Nga vatra e koronavirusit në malin Everest janë infektuar të paktën 100 ngjitës. Lajmin e ka bërë të ditur një ekspert i ngjitjes.

Lukas Furtenbach, një austriak që e ndërpreu ekspeditën e tij në majën më të lartë të botës nga përhapja e virusit tha se një nga guidat e tij të huaja dhe gjashtë guida nga Nepai kanë rezultuar pozitivë për virusin.

Furtenbach foli për AP nga kryeqyteti i Nepalit Kathmandu.

“Mendoj se me të gjitha rastet pozitive që ne dimë që janë pilotë, mjekë drejtues ekspeditash…I kemi testet që kanë dalë pozitive, mund ta provojmë.  Kemi të paktën 100 persona që janë pozitivë në kampin kryesor dhe pastaj shifrat mund të jenë diku tek 150 apo 200,” tha ai.

Zyrtarët e alpinizmit Nepal kanë mohuar të ketë ndonjë rast aktiv këtë sezon midis alpinistëve dhe stafit mbështetës në të gjitha kampet bazë për Himalajet. Alpinizmi në këtë majë u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë.



Më të lexuarat