Përveç ngritjes së një sistemi korruptiv, pengimit të drejtësisë për të vepruar, pasurimit përmes vjedhjes, kapjes së shtetit dhe mininit të demokracisë, ka një arsye edhe më të fortë se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të ‘bombardojnë’ më në fund Sali Berishën, duke e futur në listën e zezë familarisht.
Arsyeja është flirtimi dhe pazaret e Sali Berishës dhe aleatit të tij Ilir Meta me armiqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në funksion të pushtetit të tyre korruptiv.
Ndjeshmëria e amerikanëve për pazaret e Berishës dhe Metës me vendet armike, por edhe me vendet neutrale, është konstatuar qartë në kabllogramet që a Ambasada Amerikane i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit për lëvizjet e Berishës.
Krisja e madhe me Berishës dhe SHBA ka ndodhur kur Sali Berisha hyri në pazare me Iranin, një nga vendet më armiqësore ndaj SHBA, madje kërcënim edhe për Shqipërinë. Irani ka shprehur vazhdimisht interesin për furnizimin me gaz të tregjeve evropiane, edhe pse herë pas herë ishte kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA.
Përfaqësues të Iranit kanë lobuar fort tek zyrtarët grekë, tek Sali Berisha dhe tek të gjithë aktorët e tjerë me ndikim, për t’u bërë pjesë e projektit TAP që vjen nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe duke dalë në Itali.
Irani kërkonte të bëhej pjesë e kësaj linje. Irani ka arritur të bindë Sali Berishën për të kushtëzuar kalimin e TAP në Shqipëri, me përfshirjen e gazit iranian.
Në këmbim, sipas burimeve sekrete, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të merrnin 2.5 miliardë euro në dorë si dhe më pas 25 % të aksioneve në tubacionin e gazit.
Kur Sali Berisha ka nisur lëvizjet në prapaskenë për të penguar projektin, me kërkesën e përfshirjes së Iranit, kanë ndërhyrë në mënyrë energjike amerikanët.
Ndërsa oferta e Iranit ishte marramendëse, Berisha ka përdorur pushtetin e tij korriptiv për bllokimin e projektit që do pavarësonte Evropën nga gazi rus. Burime tepër konfidenciale dhe të besueshme thonë se Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, ka marrë një mesazh verbal të drejtëpërdrejtë nga CIA amerikane.
Berisha është paraljmëruar se e priste një ndëshkim spektakolar nëse nuk tëhiqej menjëherë nga pazaret me Iranin.
Të njëjtin mesazh ka marrë edhe Ilir Meta. Irani u përjashtua nga projekti, por në dosjen e Metës dhe Berishës rasti u shënua nga SHBA. (Pamfleti)