Prapaskena

Bëri xhiron e botës pasi akuzoi babain që e mban peng, Princesha e Dubait shfaqet në kafe

Publikuar: 22/05/2021

Një foto e postuar në disa llogari ‘Instagrami’ ka trazuar rrjetin në lidhje me Princeshën e Dubait, Latifa. BBC shkruan se Princesha, e cila nuk është parë ose dëgjuar prej muajsh, shihet në një kafe dhe duket mirë.

Në artikullin e saj, BBC shkruan se nuk është në gjendje që verifikojë foton nëse është e vërtet apo e montuar, pasi nuk ka informacione të mëtejshme. Ndërkohë që një mik i Latifa konfirmoi se është princesha në foto.

Ndërkohë që në një deklaratë, bashkëthemelues i grupit të fushatës Free Latifa, David Haigh, tha: “Ne konfirmojmë që ka pasur disa zhvillime potencialisht të rëndësishme dhe pozitive në fushatë. Ne nuk kemi ndërmend të komentojmë më tej në këtë fazë, një deklaratë të mëtejshme do të lëshohet në kohën e duhur.”

Sipas disa videove të dala në rrjet muaj më parë tregojnë se Princesh Latifa po mbahet në paraburgim pasi tentoi të arratisej për në SHBA. Babai i Latifa-s, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). Familja Al Maktoum mohon kategorikisht akuzat dhe ka përsëritur disa herë që Princeshë Latifa është e sigurt dhe e qetë në gjirin e familjes.



Më të lexuarat