Xhaxhai i 15 vjeçares që u abuzua seksualisht nga 5 persona në Mirditë ka bërë një deklaratë tronditëse ditën e sotme.
Ai është shprehur se e mitura ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe ka tentuar të vrasë veten. Ai ka kërkuar që familjarët e 5 personave që kanë përdhunuar të miturën të largohen nga fshati.
“Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëlluar, na ka brengosur, na ka marrue ato që kanë bërë atë përdhunim me një 14 vjeçare, që pasi e kanë droguar e kanë shantazhuar dhe mbrapa i kanë vënë edhe pistoletën në kokë. Vajza është në klasën e 9, e kanë nxjerr nga këto fshatrat e kanë përdhunuar, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo është fëmijë, ajo në momentin që është përdhunuar nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me vra veten ka dash me var veten!’- tha ndër të tjera xhaxhai i të miturës”, u shhpreh xhaxhai i të miturës.
Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh janë lënë në burg nga Gjykata.