Prapaskena

Familja dha alarmin se ishte zhdukur/ Policia gjen 25 vjeçarin në Tiranë, ai habit me deklaratën

Publikuar: 21/05/2021

Një 25-vjeçar është gjetur nga policia e Tiranës, pas alarmit që familja e tij kishte dhënë.

Ndërsa familja pretendonte se ishte zhdukur, 25-vjeçari ka befasuar me deklaratën duke thënë se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka pasur probleme.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për “Largim nga banesa”, mbrëmjen e djeshme u gjet shtetasi I. D., 25 vjeç, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat