Prapaskena

Dezinfektimi 100% i sipërfaqeve- Rregullat që duhet të ndiqni dhe mitet e dëmshëm

Publikuar: 21/05/2021

Nëse më parë nuk keni shpenzuar kurrë kohë pë rtë menduar për deznfektuesit e duhur, viti i fundit ka treguar më së miri rëndësinë e tyre.

Kryefjala ka qenë dhe mbetet pastrimi i çdo sipërfaqe që prekni në përditshmëri.

Megjithatë në të gjithë këtë nevojë për të zgjedhur metodat e duhura, nuk kanë mbetur pas edhe informacionet të cilat jo gjithnjë janë të vërteta dhe efikase.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se cilat prej tyre nuk duhet të ndiqni më dhe se si të ndiqni rrugën për të larguar bakteret 100%.

Pastrimi dhe dezinfektimi a janë e njëjta gjë?
Të gjithë mund të pastrojnë, por kjo nuk do të thotë se kanë dezinfektuar.

Pastrimi i sipërfaqeve mund të largojë njolla, pluhurin e papatërti të vogla, por nuk mund të eleminojë bakteret apo mikrobet e dëmshme.

Në këtë spektër duhet të ndani dhe të kini parasysh se pas çdo pastrimi duhet të kryeni edhe procesin e dezifektimit.

Sipas ekspertëve heqja e papastërtive nuk do të thotë eleminim i baktereve, por thjesht mund të ulë numrin e tyre në një sipërfaqe.

Dezinfektimi bëhet me kimikate të veçanta tëcilat janë të destinuara për eleminimin e plotë të baktereve dhe viruseve.

Vetëm pas pastrimit me to ju do të mund ta quani një sipërfaqe të pastër dhe të sigurtë.

E njejta gjë ndodh edhe nëse bëni të kundërtën, nuk është e këshillueshme të dezinfektoni pa pastruar më parë.

Këto dy procese duhet të shkojnë njëra pas tjetrës, pra nisni me pastrimin në fillim dhe më pas me dezinfektimin.

Dezinfektantët shkatërrojnë mikrobet menjëherë
Ky pohim sipas ekspertëve nuk është aspak i vërtetë pasi edhe dezinfektantit i duhet një kohë e caktuar për të vepruar mbi mikrobet.

Nëse ju spërkasni alkool mbi një sipërfaqe dhe fshini sipër menjëherë me leckë me shumë gjasë nuk do të arrini t’i vrisni e t’i largoni të gjitha mikrobet.

Përshembull deznfektimi me ACE kërkon një kohë prej 10 minutash para se të filloni me pastrimin me furça apo ujë.

Kështu kërkojnë edhe dezinfektanët e zakonshëm apo alkooli pavarsisht përqindjes së tij që produkti përmban.

Vperoni duke e hedhur mbi sipërfaqet që doni të sterilizoni, lëreni për disa minuta e më pas fshini me një letër apo leckë sipas rastit.

Dezinfektimi ju mbron për një kohë të gjatë
Sipas ekspertëve nëse ndiqni të gjithë rregullat që ju përmendëm më lart dhe përdorni dezinfektantë me 90% akool, mikrobet do të largohen menjëherë.

Për rrjedhojë sipërfaqja ku nodheni do të jetë e pastër dhe e dezinfektuar, por kini parasysh që kjo do të zgjasë deri në momentin që ajo nuk është prekur.

Nëse një person i sëmunrë hyn në një ambient dhe prek një sipërfaqe të caktuar ju duhet ta ridezinfektoni menjëherë, për të ulur sasinë e mikrobeve dhe baktereve në të./AgroWeb.org



Më të lexuarat