Prapaskena

Çështja “Berisha-DASH”, zgjedhjet brenda partisë/ PD mbledh të dielën Kryesinë, çfarë pritet të vendoset

Publikuar: 21/05/2021

Partia Demokratike do të mbledhë të dielën Kryesinë e saj, ku pritet që të miratohen kandidatët për kryetarin e kësaj force politike, ndërsa zgjedhjet janë caktuar të mbahen në datën 13 Qershor.

Mësohet se në mbledhjen e Kryesisë do të caktohen qartë rregullat për mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe kush janë personat që do të kenë të drejtë vote.

Padyshim që pjesë e diskutimit brenda PD pritet të jetë dhe përplasja më e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Dash, që e shpalli të padëshirueshëm për në SHBA liderin historik të demokratëve.

Derimë tani kandidaturat që janë konfirmuar janë ato të Lulzim Bashës, kryetarit aktual, Fatbardh Kadillit, i cili pritet që të dorëzojë sot kandidaturën, Edith Harxhit dhe Ibsen Elezit, të cilët përsëritën dje kërkesën e tyre për shtyrjen e zgjedhjeve, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bindur anëtarësinë.

Zgjedhjet e demokratëve ishin parashikuar të mbaheshin në muajin Korrik, ndërkohë që afrimi i tyre u propozua nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Gazment Bardhi, me pretendimin për të mos cënuar sezonin turistik.



Më të lexuarat