Një person është plagosur me thikë në qafë në lagjen “Çole” në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ka pasur një sherr mes disa të rinjve, ku për pasojë një prej tyre ka mbetu i plagosur me thikë në qafë.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është i moshë rreth 18-vjeç. Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërsa në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia.