Prapaskena

Padia/ Sali Berisha mesazh Sekretarit amerikan të Shtetit: Nuk mbrohesh nga imuniteti kur je autor i një komedie politike për të më dëmtuar mua

Publikuar: 20/05/2021

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken se në Gjykatën në Francë ku do e padisë nuk e mbron imuniteti.

Berisha thotë se Blinken është autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për ta dëmtuar atë.

Ai saktëson se akti i tij paditës nuk është ndaj SHBA, por ndaj Blinken i cili po përbalt e shpif ndaj tij pa asnjë provë, fakt e argument.

‘’Blinken mund të mendojë se si Sekretar Shteti ai përfiton imunitet, kjo ësthë gënjeshtër. Imuniteti sot verësohet nga Gjykata, në mënyrë relative çka do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë së tij.

Por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie e montazhi politik i destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn në funksionet e një ministri.

Asnjë qeveri ciladoqoftë ajo s’mund të ketë funksion shpifjen e përbaltjen. Sipas avokatit tim, që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet. Do e padit, do dënohet nga Gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit të kombit shqiptar. Por znj dhe zotërinj çështaj e dinjitetit është më thelbësorja për njeriun. Në qoftë se i prek tjetrit nderin e dinjitetin ti e zhvlerëson atë për veten e tij, familjen, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë President, kryeministër i Shqipërisë, me një fjalë kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli, dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për nderimin e këtij dinjitet. Sot jam qytetar privat, jam përgjegjës për dinjitetin tim. Një gjë dua t’ju sqaroj, dinjiteti i munguar, se po të kthehemi nja 30 vite apo 40 mbrapa, mua do të më gjenit ju një kardiolog pasionant në klinikën e kardiologjisë, njeri i shëtitur, që jetonte absolutisht jo keq të themi atë që është, kishte një banesë 30 metra më e vogël se kjo që kam sot. Por kishte një problem, nuk kishte dinjiteti ky njeri. Të tjera thoshte këtu, të tjera në publik. Shkonte me votue, votonte fshehtaz për atë që urrente. Ky ka qenë, asgjë tjetër. Shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi në ato shkrime në të cilat kam shprehur gjatë 1 viti në alfat dhe omegat e atyre që ka shpreh dizidenca. Ndaj dhe prap sot kur pas 8 vitesh i larguar nga drejtimi më shkelmohet dinjiteti e nderi im, kategorikisht ky akt jo ndaj SHBA, por ndaj një njeriu pa prova e fakte e argumente.

Ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja konstate, por një njeri që pa rreshtuar asnjë provë, asnjë fakt, asnjë argument, ka ngritur akuza që s’i ka dëgjuar kurrë askush ndaj meje, as kundërshtarët më të egër.’’- tha Berisha.



Më të lexuarat