Prapaskena

Padia e Berishës kundër Blinken/ Vjen përgjigjia nga Departamenti i Shtetit

Publikuar: 20/05/2021

Menjëherë pasi Sali Berisha njoftoi se ka ngritur padi ndaj Sekretarit Antony Blinken, “Vizion Plus” u interesua për të marrë një përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me këtë veprim.

“Berisha deklaroi se ka ngritur një padi për shpifje në Gjykatën e Francës kundër Sekretarit Blinken. Si e komentoni këtë akt?”, pyet Vizion Plus.

Interesimit të “Vizion Plus”, zëdhënësi iu përgjigj duke thënë se DASH nuk ka ende një koment mbi deklaratat e ish-kryeministrit.

“Departamenti i Shtetit nuk ka një koment për t’iu ofruar në lidhje me kërkesën tuaj.”

Pak më herët, në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri deklaroi se ka paditur për shpifje në një Gjykatë në Paris, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të tij për të shpallur Berishën dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA, nën akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë.



Më të lexuarat