Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit që është arrestuar nga Policia e Shkodrës si i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës, trupi i të cilit u gjet i pajetë të hënën në zonën e Livadheve.
Sipas të miturit, vrasësi i Mustafës është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga Policia, ndërkohë që viktima i është lutur që të mos e vriste.
“Endrit i tregova që kisha mbjellë hashash, kur i shkova te shtëpia që ti çoja një qengj për Bajram. Rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve ku na doli përpara Ibrahim Lici, i cili kishte armë. Ai e qëlloi dhe pasi u rrëzua në tokë, Endri iu lut që të mos e vriste pasi kishte fëmijë. “Pash zotin mos më vrit se kam fëmijë”, i tha Endri, ndërkohë që Lici i tha “Qofsh i Xhenetit” dhe e qëlloi në fytyrë”, është dëshmia tronditëse e të miturit.