Prapaskena

Gazetari bën deklaratën e fortë: Mua Berisha më ka shpallur “non-grata”! Që të vija në Shqipëri më kërkoi të lija median që kisha

Publikuar: 20/05/2021

Gazetari i njohur Karlo Bollino ka bërë deklaratën e fortë teksa ishte duke komentuar vendimin e DASH, i cili e shpalli “non-grata” Berishën dhe familjen e tij.

Bollino tha se vetë Berisha e ka shpallur “non-grata” atë dhe që të hynte në Shqipëri i kërkoi që të linte median që kishte.

Më tej botuersi i njohur ngriti dhe çështjen e pagesës së avokatit francez nga ana e tij.

Bollino: Berisha akuzohet për korrupsion, ndërkohë nuk bën transparencë për një çështje të vogël. Kush e paguan avokatin e tij francez? Që njihet se është shumë i shtrenjtë, nga 800 mijë-1 milionë euro për një çështje. Ku i gjen paratë? Mua Berisha më ka shpallur “non-grata” dhe për t’u kthyer në Shqipëri më ka kërkuar që të dorëzoj median që kisha. Ai është një shpifës dhe shkelës ligji, shkelës i të drejtave të njeriut qytetarëve. Tani që flasim ne kemi përgatitur investigim për çështjet korruptive për familjen e kryeministrit me institucionet shqipëtare. Nga Serbia te Argita Berisha, oligarkët dhe Shkëlzen Berisha; miliona miliona euro. Pavarësisht kontributit historik të tij, ai duhet të bëjë transparencë.



Më të lexuarat