Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar. Berisha është në këto momente në një konferencë të posaçme për shtyp.
Kjo konferencë vjen pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken që e shpalli non-grata ish-presidentin dhe ish-kryeministrin bashkë me familjen e tij.
Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.
SHBA e akuzoi Berishën se ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse. Sekretari amerikan i shtetit teksa bëri të ditur vendimin e SHBA garantoi se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, ndërsa theksoi se Berisha kanë minuar demokracinë.
Pasditen e djeshme në reagimin e tij Berisha shprehu keqardhje për vendimin në fjalë duke deklaruar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.
Sali Berisha hedh në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jam këtu për t’ju infiormojuaj për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm. Dje Sekretari i Shtetit në mënyrën më shpifëse vlerëisme të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjeri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë që unë kam qenë i implikuar në një afere të zakonshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj z. Blinken padi direkte për shpifje publike”, tha Berisha.