Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 2 vite burg Adriatik Llallën.
Lalla akuzohet për fshehje të pasurisë dhe se gjykata ka vendosur gjithashtu që ta përjashtojë me 5 vite nga marrja e funksioneve publike, si dhe do t’i konfiskohet pasuria. Një apartament në Durrës dhe 3 tokë arë janë pronat që janë sekuestruar dhe kjo me kërkesën e SPAK.
Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë seancës për pretencën nga e para për të ka deklaruar se akuzat janë të stisura. Sipas avokatit Sokol Hazizaj, Llalla mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua.
“Ne 2016 Adriatik Llalla mori para borxh per te cuar familjen ne Gjermani per shkak te kercenimeve. Llalla ne asnje moment nuk ka fshehur pasuri qekur ka qene subjekt deklarimi. Edhe per shumen rreth 7 mije dollare per lindjen e djalit ne Usa, pagesat jane bere nga nje mik i tii shqiptaro-amerikan i cili erdhi deshmoi para jush dhe po ju dorezojm faturat origjinale te pagesave ne banke”, tha ai.
Ne gjyqin ndaj Llallës ishin të pranishëm në sallë edhe perfaqësues të ambasadës amerikane. Vendimi ishte parashikuar që të jepej në ora 13:00, por ai u shty për dy orë. Llalla ishte edhe personi i shpallur si “non grata”. Kështu vecc dënimit me burg me dy vite, gjykata e shkallës së parë e përjashtoi nga funksionet publike.
Ndërsa Llalla ka dalë ka seanca krejt i qetë, për faktin se ata mund të ankimojë në një shkallë tjetër. akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.