Këngëtarja Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit dhe në një dalje para mediave në Rotterdam rreth 1 javë më parë, bëri simbolin e shqiponjës.
Veprimi i saj nxiti reagimin e mediave serbe që e kanë quajtur skandal dhe provokim.
“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së Madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”- ishte titulli i “Novosti”.
Në artikullin e publikuar nga media serbe shkruhet se “në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të ‘Eurovisionit’ ndodhi një skandal. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare”. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo publikoi foto me të njëjtën temë një javë më parë.”