Prapaskena

Adriatik Lalla dënohet me dy vite burg, Yuri Kim: Askush mbi ligjin

Publikuar: 20/05/2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Kim shprehet se kjo çështje tregon se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht sa i fuqishëm është.

“Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm është, nuk mund të jetë mbi ligjin.

Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim.



Më të lexuarat