Tema e nxehtë e ditës së sotme është diskutuar edhe në emisionin Open në Top Channel. Shpallja e Sali Berishës non-grata nga SHBA u komentua edhe nga analisti Alfred Peza në studio.
Ai gjithashtu bëri edhe një deklaratë të fortë duke thënë se ambasadorja Yuri Kim e paralajmëroi mbrëmjen e kaluar se kambanat po bien edhe për Ilir Metën duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.
“Ilir Meta e ka marrë mesazhin që kambanat po bien për Ilir Metën. Mbrëmë e paralajmëroi këtë që po ndodhte sot, Yuri Kim. Është shembur kolona e kalbur e drejtësisë së vjetër.
Nëse nesër drejtësia kërkon informacione që supozohet se ka departamenti i shtetit, do i sjellë. A është braktisje dhe pse tani? Nuk është braktisje. Është kuptuar që Berisha nuk e komandon dot më sistemin e drejtësisë,” tha Peza.