Prapaskena

Vrasja e Tauland Gjikës në mes të ditës në Vlorë, vetëdorëzohet një nga autorët (EMRI)

Publikuar: 19/05/2021

Ditën e sotme është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës një nga vrasësit e dyshuar të Tauland Gjikës, ngjarje e cila ndodhi në datë 3 mars, 2021.

Mësohet se shtetasi i cili u vetëdorëzua në Polici është Skerdian Gabrani. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 3 marsit ne Vlore, pranë Gjykatës së Apelit. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku dëshmitarë okularë kanë treguar se një person i armatosur ka zbritur nga një automjet dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Viktima Tauland Gjikaj, person i cili përdorte disa identitete dhe me një të kaluar kriminale brenda dhe jashtë vendit. Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, 31-vjecari ka qenë duke ecur në rrugë.

Për këtë ngjarje kriminale ku mbeti i vrarë Tauland Gjika, rezultojnë 4 persona të shpallur në kërkim, përfshirë këtu dhe dy autorët e vrasjes së Gjikes, Elton Hajnaj dhe Skedjan Grabani. Ndërsa personi i vetëm i arrestuar është Hansi Jonuzaj, i cili rezulton të ketë qenë shoferi i “Ford-Fiestës”, ku hipën autorët e vrasjes dhe u larguan.

Në përplasjen me armë të datës 3 mars 2021 në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, rezultoi se të dyja palët ishin të pajisura me armë, dhe duket se ishin përgatitur për një sulm të tillë. Në makinën tip “Ford-Fiesta” të autorëve, është gjetur një armë zjarri automatik, por sipas burimeve të policisë vrasja e Gjikes është realizuar me një armë tjetër, që nuk është gjendur brenda në automjet.

Atentati ku mbeti i vrarë Taulant Manaj në Vlorë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për rreth 35 mijë euro. Viktima që njihej edhe me mbiemrin Beqiri dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip Benz-Mercedez, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën.

Në pamjet filmike që ka sekuestruar policia, rezulton se pas të shtënave me automatik, të dyja palët janë larguar me shpejtësi me qëllim për të mos u kapur nga policia.



Më të lexuarat