Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryemnistrit Sali Berisha nga SHBA.
Nesho tregoi në emisionin në “Opinion” se si një zyrtar i lartë i qeverisë “Nano” kishte shkruar në SHBA pavarësisht se ishte shpallur person non grata.
Sipas ish-ambasadorit, zyrtari i lartë kishte marrë pjesë në aktivitete të partisë Republikane në SHBA dhe ishte ulur pranë motrës së ish-presidentit të SHBA, Bush.
“Para disa kohësh një zyrtari të lartë i shtetit shqiptar nuk i jepej viza për të shkuar në SHBA. Më thirri Nano, e me tha se shkarkohet gjithe PS nese ky nuk vete, se i kanë prerë vizën… nuk ka rëndësi emri, ishte në një rang të lartë. Shkoi ambasadori i SHBA duke ti thënë Nanos se unë nuk ia jap vizën këtij njeriu. Unë personalisht kam takur Bob Dole dhe e ti çfarë ndodhi, ky personi non grata në këtë moment u ul në rrjieshtin e parë në karrigen tre ngjitur me motrën e ish-presidentit të SHBA Bush.”-tha Nesho.