Ish drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, është i ftuar mbrëmë ë “Open”, ku po flitet për vrasjen e Endri Mustafës në qytetin e Shkodrës.
Viktima është gjetur i vrarë në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.
Hajdarmataj ka dëshifruar dhe kodet që përdorin vrasësit në këto raste, ku tha se plumbi në gojë tregon se personi ka folur ose nuk duhet të flasësh.
“Autorët duket se kanë qenë të qetë, kanë patur kohë mjaftueshëm për të kryer krimin.
Një plumb në gojë presupozon se ti ke folur ose nuk duhet të flasësh.
Pistoleta mund të jetë dhe që të akuzojnë të ndjerin se ka pasur një armë, apo ka patur shkëmbim zjarri.
Ajo është një armë që mund të ketë qen e autorit, ose armë që mund të ketë lidhje me një vrasje tjetër”, tha Hajdarmataj.