Gazetari Blendi Fevziu ka dalë në transmetim këtë të mërkurë në një mënyrë krejt ndryshe. Për herë të parë, ai ka drejtuar një emision online, i detyruar nga zhvillimet e fundit në vend dhe vendimi i DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha.
Në pamundësi për të qenë në studio pasi ndodhej jashtë vendit, Fevziu ka hyrë online në transmetim, ndërsa ka njoftuar se nesër ai do të jetë në Tiranë për të patur një emision live.
Ndërkohë të ftuar në studio janë gazetari Baton Haxhiu, Preç Zogaj dhe ish-Ambasadori Agim Nesho.
Ndërsa ka qenë duke drejtuar këtë emision aspak të zakontë, Fevziu i ka kërkuar gazetarit Haxhiu ta zëvendësojë në studio, në rast se linja e tij mund të shkëputet.