Prapaskena

Brukseli bën bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramën, zbulohet çfarë u diskutua mes dy kryeministrave në takimin pa protokoll

Publikuar: 19/05/2021

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj.



Më të lexuarat