Nje aksident tragjik ka ndodhur gjate nates se kaluar ne aksin Milot-Mamurras, me pasoje vdekjen e dy personave.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.