Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në “Open” dy detaje shumë të rëndësishme në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në qytetin e Shkodrës.
Sipas Lalës, detaji i parë që nuk është vënë re është se celulari i viktimës nuk është gjendur ende dhe detaji i dytë është arma që u gjet në vendin e ngjarjes, për të cilën policia nuk jep detaje nëse i përket viktimës apo autorëve.
Klodiana Lala: Telefoni celular i viktimës nuk është gjetur, është gjetur mëngjesin e ditës së 3, autorët kanë patur kohë për të rrëmuar.
Detaji i dytë është një pistoletë e gjetur në vendin e ngjarje, për të cilën policia nuk jep detaje nëse i përket viktimës.
Nëse i përket viktimës përse lëvizte i armatosur? Nëse kjo pistoletë ju përket autorëve, praktikisht i bie të jetë i autorëve.
Lala e ka cilësuar tipike mafioze vrasjen e Endri Mustafën në qytetin e Shkodrës.
Lala tha se 15-vjeçari është përdorur si karrem për të nxjerrë nga shtëpia shënjestrën, i cili u gjet i pajetë pranë bregut të liqenit, i ekzekutuar me 6 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në kokë dhe një në gojë.
Ndër të tjera, Lala tha se ekzekutorët janë siguruar që të mos e linin të gjallë dhe nuk kanë munguar kritikat për policinë sepse kanë shpallur në kërkim Ibrahim Licin, për të cilin thonë se nuk ka dhënë asnjë detaj që e bën autorin e dyshuar të vrasjes.