Disa persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, për disa vepra penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 5 vjedhjes të tjera në Qarkun e Tiranës.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
F. T., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij ;
F. D., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 27 vjeç, pasi u kap duke vjedhur kabujt të paisjeve elektrike në banesën e shtetasit F. P.
Arrestohen dy shoferë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
K. Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Sulmohet me armë një banesë
Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.