Prapaskena

Shokuese! Hoxha shqiptar fut në dhomë dhe përdhunon vajzën

Publikuar: 18/05/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.

Sipas mediave kosovare autori, i cili ka rënë në prangat e policisë është hoxha e këtij qyteti.

Nga informacionet paraprake hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të presë, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, – thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës



Më të lexuarat