Prapaskena

“SHBA i ka duart me gjak”/ Shitja e armëve në Izrael, Erdogan sulmon Biden

Publikuar: 18/05/2021

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar miratimin e homologut të tij amerikan Joe Biden, sa i përket shitjes së armëve shtetit të Izraelit.

Siç raporton Reuters, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara: “kanë shkruar historinë me duar të përgjakura”, kur është fjala për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Kujtojmë që administrata e Biden ka miratuar dje shitjen e armëve të destinuara për Izraelin, me një vlerë prej 735 milionë dollarë.

Ndërsa presidenti turk ka kërkuar ndihmën e Papës, që të ndalet gjakderdhja në Rripin e Gazës.



Më të lexuarat