Prapaskena

Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, reagon ambasadorja Kim: Rezultat i një bashkëpunimi të fortë të SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe DEA-s amerikane

Publikuar: 18/05/2021

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për operacionin e policisë ku u ndalua kamioni me 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.

Ambasadorja thotë se ky operacion i suksesshëm ka ardhur si rezultat i bashëkpunimit të fortë mes SPAK-ut, Poloicisë së Shtetit dhe DEA-s amerikane, e cila luajti një rol të rëndësishëm kundër trafikut të drogës.

“Kapja e 400 kg kokainë është rezultat i një bashkëpunimi të fortë ndërmjet SPAK, Policisë Shqiptare dhe DEA-s, e cila luajti një rol të rëndësishëm në goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës”, shkruan Yuri Kim.



Më të lexuarat