Prapaskena

Përplasje mes familjeve kriminale në Shkodër/ Liçajt vranë me plumb në gojë ‘ushtarin’ e Astmer Bilalit! Zbardhet ngjarja e rëndë, në kërkim Ibrahim Liçi! Mes vrasësve një 15-vjeçar

Publikuar: 18/05/2021

Është zbardhur ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Liçi, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar edhe një i mitur, 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

Liçi dhe 15-vjeçari Malja dyshohet se janë personat që kanë qëlluar mbi Mustafën, i cili mori 6 plumba, 1 në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. I mituri u arrestua në flagrancë nga policia.

Ibrahim Liçi është një person i njohur për policinë, ku emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.Kujtojmë se Endri Mustafa ishte pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër, i cili prej kohësh ishte në konflikt me familjen e famshme të kryeqendrës së veriut, Liçajt.

Ai ka qenë një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. Viktima Mustafa ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

Mustafa, baba i dy fëmijëve, u gjet i vdekur në zonë e Livadheve dje në Shkodër, tre ditë pasi familja e kishte denoncuar si të zhdukur.Ibrahim Liçi, i shpallur në kërkim i dyshuar si autori kryesor për ekzekutimin e Endi Mustafës në Shkodër, është emër i njohur për policinë, i përfshirë edhe më parë në ngjarje të rënda kriminale në kryeqendrën e veriut.

Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Liçi u shpall në kërkim. Ai është djali i Mustafa Liçit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.



Më të lexuarat