Prapaskena

Ekzekutimi mafioz i Endri Mustafës, ndalohen dy persona

Publikuar: 18/05/2021

Dy persona janë ndaluar nga policia e Shkodrës deri më tani për vdekjen e shtetasit Endri Mustafa, i cili u gjet pa jetë në zonën e Livadheve afër liqenit ditën e hënë.

8 persona ishin shoqëruar në fakt në polici për vdekjen e 32 vjecarit, I cili ishte qëlluar me 5 plumba nga të cilët 1 në goje, të tjerët në kokë dhe trup.

Dy personat e ndaluar dyshohet se kanë dijeni për ekzekutimin e Endri Mustafës, I cili mendohet se ka qënë pjesë ë grupit të Bajrave.

Ai njihej si një personazh që jepte fajde por dyshohet edhe për gjobevenie.

Në 2009 ai ishte dënuar edhe për plagosje.

Endri Mustafa ishte shpallur I zhdukur nga familja e tij tre ditë para se të gjendej pa jetë në zonën e Livadheve në anë të një të makinë tip BMË, ndërsa po aty u gjet edhe një pistolete.



Më të lexuarat