Prapaskena

Përplasja me armë me trafikantë, FNSH e Shqiponjat blindojnë Fierin, dëshmia nga vendngjarja

Publikuar: 17/05/2021

Policia e Fierit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja kanë blinduar qytetin e Fierit, pas shkëmbimit të zjarrit mes uniformave blu dhe kultivuesve të drogës, ku mbeti i plagosur një prej këtyre të fundit.

Ndërkohë, zbardhet edhe një dëshmi në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Cakran të Fierit, ku pati një shkëmbim zjarri mes policisë dhe një kultivuesi droge. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë folur për ngjarjen. Në dëshminë e tij, banori tha se ndiheshin të rrezikuar për jetën me këto ngjarje që ndodhin.

“Nuk kam dëgjuar të shtëna se kam qenë më dhënë. Kur vijë, shoh policinë këtu dhe e mora vesh. Është gjetur vjet lëndë narkotike. Shumë të rrezikuar ndihemi, na është bërë që të ikim që këtu, se rrugë tjetër s’ka. Me frikë se ai të vret. S’kemi denoncuar gjë, se s’po na del njeri përballë. Jo s’kemi denoncuar. Lëvizje ka, por nuk i njohim. Se mos të flet me gojë ai që kalon.”, tha ai.

Nderkohe, policia ndodhet në terren për të vijuar kërkimet për zbulimin e parcelave me kanabis, apo dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur 29-vjeçari nga Patosi Greseld Shpataraku. Aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve.



Më të lexuarat