Prapaskena

Më në fund Ervin Salianji flet për dashurinë: S’kam qenë kurrë single, martesa në kohën e duhur

Publikuar: 17/05/2021

Ervin Salianji ishte puntatën e sotme në emisionin “Jashtë Loje” në Top News. Në një intervistë speciale, me moderatoren Sidorela Gjoni, Salianji rrëfen për jetën e tij private dhe profesionale.

Sa i përket jetës private gjithmonë është folur për të në mediat rozë, por rrallë kemi marrë deklarata nga vetë ai.

Gjatë intervistës, moderatorja i bën pyetjen pikante nëse e ka njohur dashurinë, ai e pranon se e ka njohur dashurinë, nuk është beqar dhe nuk dëshiron ta bëjë publike jetën e tij private.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë single. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në situata ku kam pritur të kem një lidhje personale për të dalë e për të bërë show mediatik dhe për të qenë në qendër të vëmendjes për shkak të saj.”

Sa i përket vendimit për martesë ai shprehet se do të vi në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.



Më të lexuarat