Ditën përbetohet për flamur dhe bën shqiponjën me duar nëpër male, ndërsa natën bashkëpunon me organizatat kriminale të Ballkanit dhe me qarqet ekstremiste anti-shqiptare greke.
Ky është Ilir Meta, ikona e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, fatkeqësisht president i Shqipërisë, që zgjedhjet e 25 prillit 2021 i shpalli një referendum popullor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një dosje që Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dërguar komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, thuhet se Meta ka lidhje me grupimin ekstremist grek Agimi i Artë, i shpallur nga Greqia organizatë kriminale, ku për rrjedhojë edhe shpartalluar nga drejtësia e greke.
Sipas informacionit sekret, Ilir Meta, ka zhvilluar takime të dyshimta me njerëz të Agimit të Artë, organizatë e cila mohon Shqipërinë dhe lufton për pushtimin e Jugut.
Në dosjen sekrete, thuhet se shërbimet informative e kanë paralajmëruar Ilir Metën që të ndërpresë kontaktet me njerëzit që janë bashkëpunëtorë të Agimit të Artë.
Sipas burimeve të personave që e kanë në duart të këtë dosje të zezë, shërbimet informative shqiptare, të asistuara nga shërbimet partnere e kanë monitoruar Ilir Metën, për shkak të shqetësimeve serioze për takimet e tij nëpër mejhane dhe skuta me njerëz të krimit të organizuar, me botën e mafies si dhe persona të dyshuar si të rekrutuar nga agjenturat jo miqësore.
Kontaktet e Metës nën efektin e alkoolit kanë alarmuar strukturat e sigurisë, pasi Meta është president dhe në bazë të ligjit SHISH duhet të ndajë me të të gjitha informacionet sekrete që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Këto kontakte të Ilir Metës do të bëhej pjesë e dosjes së komisionit hetimor për shkarkimin e tij.
Megjithatë, arsyet kryesore se pse Ilir Meta do të shkarkohet ditët e para të muajit qershor janë cenimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të deklaratave të papërgjegjshme dhe sulmeve ndaj ambasadores Yuri Kim, për shkak të nxitjes së vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, përdhosjes së Presidencës dhe kthimit të saj në selinë kryesore të LSI-së, angazhimit në fushatë, kërcënimeve, shantazheve etj.
Nga ana tjetër, lidhjet e Metës me organizatat kriminale ndërkombëtare janë tëashmë të njohura.
Në përgjimet e publikuara muaj më parë për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku janë përmendur lidhje të saj me politikanë dhe zyrtarë shqiptarë, në skenë del Ilir Meta.
Nuk është rastësi që Meta del në përgjime si nyja lidhëse e grupi mafioz ‘Ndrangheta’ në Shqipëri. ‘Princi’ i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltarin Ilir Metës. Më pas ata flasin për lidhjet me Ilir Metën.
Meta ka dalë në përgjime edhe më parë, për lidhje me Valter Lavitola, një sekser në qarqet e larta të qeverisë italiane dhe politikanëve.
Në vjeshtën e vitit 2011, ai ishte nën hetime për mashtrime dhe pazare të mëdha. Drejtësia italiane e kishte vënë nën përgjim.
Nga përgjimi i bisedave telefonike të Lavitolës, dolën në pah politikanë të ndryshëm italianë që bënin pazare, por nuk mund të mungonte as Ilir Meta, i konsideruar nga ndërkombëtarët si një nga kokat e korrupsionit në Ballkan.
Meta kishte lidhje edhe me biznesmenin nga Bangladeshi, Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Karim dyshohet se i ka dhënë Metës 5 milionë euro. Ilir Meta, me anë të ministrit të tij Edmond Panariti, i dha atij mbi një mijë hektarë tokë në Fier, për një investim që nuk e bëri kurrë, por që pastroi para.
Dhe sot, ai ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar dhe kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim. Nga ana tjetër, lidhjet e Metës me organizatat e trafikut të vendeve ekzotike janë po aq të njohura dhe të përfolura. Ja rastësisht, disa muaj më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim e paralajmëroi Metën të mos bëntë zhurmë pasi amerikanët dinin disa gjëra përvëluese për të. (Pamfleti)