Prapaskena

Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit, rastet me Covid-19 u ulën me 80%, vdekjet me 95%

Publikuar: 16/05/2021

Një studim në Itali ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me 80%. Jo vetëm kaq, por ka 90% më pak shtrime në spital, ndërsa edhe vdekjet janë ulur me 95%.

Ky studim është bërë nga shkencëtarët e Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit të cilët kanë marrë mostrat e 13.7 milionë të vaksinuarish.

Sipas agjencisë ANSA, ky është hulumtimi i parë nga një vendi anëtar i Bashkimit Evropian mbi ndikimin e vërtetë të imunizimit nga pandemia. Këto të dhëna janë marrë nga data 27 dhjetor deri më 3 maj.

Të dhënat treguan se modeli ishte i njëjtë për burrat dhe gratë, pavarësisht nga mosha e tyre, dhe se rreziku i infeksionit u zvogëlua gradualisht dy javë pas marrjes së dozës së parë.

Nga 13.7 milion njerëz të përfshirë në studim, 95 për qind morën të dyja dozat e Pfizer ose Moderna, dhe pesë përqind e mbetura u vaksinuan me AstraZeneca.



Më të lexuarat