Prapaskena

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Publikuar: 16/05/2021

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje më 13 qershor.

Propozimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 qershor ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Gjithsesi, që të zyrtarizohet, ky propozim duhet të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.

Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për postin e kryetarit, ndërsa një emër tjetër i konfirmuar është edhe Fatbardh Kadilli.

Pavarësisht kërkesës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD, Lulzim Basha nuk ka dhënë sinjale se do ta ndërmarrë një hap të tillë, duke hyrë kështu i favorizuar në garën për kreun e PD.

Mbledhja e Kryesisë së PD u zhvillua me debate të forta me Fatbardh Kadillit dhe Lulzim Bashës.

Pas fjalës së mbajtur nga Basha që ka kërkuar që gishti për humbjen e zgjedhjeve të mos drejtohet brenda në PD, mësohet se ka folur direkt Fatbardh Kadilli, i cili i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Bashës.



Më të lexuarat